Politikë

Meta? Basha: ja njohim gjëmat e bëmat! I kërkoj ndjesë demokratëve. Me LSI s’ka më koalicion

Meta? Basha: ja njohim gjëmat e bëmat! I kërkoj ndjesë

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar ndaj deklaratave të Metës, por edhe të LSI-së në një intervistë të dhënë për Vizion plus. Kryetari i PD-së thotë se nuk ka ndërmend t’i japë askujt vëmendjen që nuk meriton. Duke folur për presidentin Meta, Basha ka përdorur shumësin dhe ka folur në emër të demokratëve, duke ju kërkuar ndjesë që nuk ka dëgjuar zërin e tyre.

''As unë, as demokratët nuk i kemi asnjë borxh Ilir Metës, dhe nuk ia zgjidhim dot hallet Ilir Metës. Demokratët ia njohin bëmat dhe gjëmat. E vetmja gjë që kam për të shtuar, t’iu kërkoj ndjesë të thellë demokratëve, edhe në emër të strukturave drejtuese, që nuk e kemi dëgjuar më mirë dhe më qartë zërin e tyre'', tha Basha

Duke folur për LSI-në tha se nuk do të kishte më kualicion.

"Nuk kam asgjë tjetër për t’i shtuar kësaj çështje, besoj se është shteruese dhe nuk kam ndërmend t’i jap askujt vëmendjen që nuk meriton, secilit i kam dhënë atë që meriton", tha Basha.

Tiranapost.al