Politikë

Meta dhe mesazhet e koduara për Damian Gjiknurin, Afrim Qëndron, por ka një edhe për Luan Ramën!

Meta dhe mesazhet e koduara për Damian Gjiknurin, Afrim Qëndron, por

Presidenti ndodhet në Vlorë dhe duket se do të jetë atje deri në 26 prill.

Nuk dihen dinamikat e orëve të fundit, por tonet e Ilir Metës janë ashpërsuar. Në një intevristë për “TV One” është e qartë ajo çka thotë për Gjiknurin e PS, për Afrim Qëndron, apo Çim Selamin që e thërret “Çim çimka”. Bie në sy një paragraf befasues, por edhe disi i vështirë për t’u interpetuar për kandidatin e tij Luan Ramën:

“Ky grup kriminal i prekjes se votes drejtohet nga Damian Gjiknuri dhe Afrim Qendro. Vlora eshte qendra e gravitetit te ndjenjave kombetare. Ketu nuk do ndodhe asnje skenar si ai i Dibres.

Mandatet e Vlores nuk do ti shkojne krimit te organizuar dhe as mafies se inceneratoreve.

Ju me pyesni pse Luan Rama takon qytetare me kapuçe ne koke ne Vlore sepse nese do te jete e vertete ky lajm besoj edhe Luani do te ishte me kapuç.

Jam ketu per tju garantuar se Vlora nuk i toleron tradhetaret dhe jam ketu qe te mos toleroj prekjen e votes nga askush.”

Deklaratat e Metës:

“Çdo votë e Partisë Socialiste ti numërohet asaj.

Çdo votë e Partisë Demokratike ti numërohet asaj.

Opozita t’i dali për zot të gjithë votuesve të saj, dhe jo të merret me disa opozitare të shitur.

Jam këtu për t'ju thënë të gjithëve se Vlora nuk manipulohet, komisionerët e opozitë nuk do të shiten dhe nuk do t'i blej askush. Çdo votë do shkojë për atë subjekt që ka votuar sovrani dhe une do takoj personalisht çdo komisioner.

Ka nje skenar mafioz, me tentativa te felliqura e te poshtra por qe do marrin pergjigjen e merituar.

Selam Çimka eshte nje ordiner dhe une nuk kam kohe te merrem me çimka dhe çimkat e çimkave.

E pashe nga nga jashtë spitalin psiqiatrik te Vlores, shpresoj që mos ta ketë kartelën mjekesorr.

Meqë i referohet Ymer Bazes si portal për të vërtetën, ai e ka nxjerr kartelën e tij.

Pas 25 prillit, do ndryshojë Kushtetutq dhe legjislacioni për sa i takon testit të shëndeti mendor, alkoolit dhe perdorimit të drogës nga drejtuesit e larte te shtetit.

Ka dy institucione qe nuk tunden, populli dhe Presidenti i Republikes.

Ilir Meta para Shqiperise nuk pyet as per femijet e tij.

Edhe femijet e Ilir Metes te shuhen si femijet e Adem Jasharit, po qe nevoja per te mbrojtur Shqiperine

Nese kandidate te caktuar te LSI ne Vlore nuk denoncojne korrupsionin ndeshkojini.

Nese kandidate te caktuar te LSI tentojne te blejne votat, ndeshkojini.

As Monika nuk ka fuqi te shese LSI sepse ajo parti eshte themeluar per rinine, per te ardhmen e vendit.

Nëse kandidatët e LSI-së, nuk denoncojnë vjedhjen e votave, dhe nëse bashkëpunojnë me Damianin mos i votoni.

Por të rinjtë dhe të rejat e Vlorës do të votojnë kandidatët më të mirë.

Nese kandidate te caktuar te LSI ne Vlore nuk denoncojne korrupsionin ndeshkojini.

Nese kandidate te caktuar te LSI tentojne te blejne votat, ndeshkojini.

As Monika nuk ka fuqi te shese LSI sepse ajo parti eshte themeluar per rinine, per te ardhmen e vendit.

Nëse kandidatët e LSI-së, nuk denoncojnë vjedhjen e votave, dhe nëse bashkëpunojnë me Damianin mos i votoni.

Por të rinjtë dhe të rejat e Vlorës do të votojnë kandidatët më të mirë.

Cdo gje mund te behet kurban ne Shqiperi, por kurre demokracia. Bej thirrje patriotike sepse e para jam patriot dhe sepse e dyta jam nga Skrapari.

Humbjen e zgjedhjeve e ka pranuar Edi Rama që në shkeljen e marrëveshjes së 5 qershorit.

Kjo histori ka mbaruar populli do votojë në 25 prill për të ardhmen e vetë, për rinin dhe integrimit dhe nuk do ta shes kurrë votën e tij.

U bej thirrje vlonjateve te dalin masivisht ne votime.

Mbrojtja e Atdheut eshte detyre mbi detyrat dhe ky sllogan nuk vjeterohet kurre.”

Tiranapost.al