Politikë

Meta dorëzon sot personalisht në SPAK kallëzimin ndaj ministres Gjonaj

Meta dorëzon sot personalisht në SPAK kallëzimin ndaj ministres

Presidenti Ilir Meta do të depozitojë sot personalisht në orën 13:00 në Prokurorinë e Posaçme SPAK kallëzimin penal për ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, të cilës i la afat deri sot që të jepte dorëheqjen.

Ishte zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi, që dha njoftimin me një postim në Facebook, duke paralajmëruar se Meta do të dorëzojë kallëzim në SPAK edhe për funksionarë të tjerë të lartë, që siç thotë se janë të përfshirë në veprimtari të rëndë kriminale, në funksion të grushtit të shtetit, por pa dhënë emrat e tyre.

Meta dorëzon sot personalisht në SPAK kallëzimin ndaj ministres

Meta u shpreh në një konferencë të premten se, Gjonaj ka urdhëruar sektarin e Përgjithshëm të botojë në Fletoren Zyrtare një vendim të KED, që sipas tij vendimet s’botohen në fletore por publikohen vetëm në faqen e internetit të Gjykatës Kushtetuese.