Politikë

 Meta dy orë në SPAK, avokati Gjokutaj: U pyet për çështjen e lobimit në SHBA

 Meta dy orë në SPAK, avokati Gjokutaj: U pyet për

Prej dy orësh, kryetari i PL Ilir Meta është marrë në pyetje nga SPAK.

Avokati i tij Genc Gjokutaj foli për mediat jashtë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme ku tha se Meta u pyet sot në seancë vetëm për çështjen e lobimit në Amerikë.

"U drejtuan pyetje për çështjen e lobimit. Meta u tregua bashkëpunues dhe sqarues. Meta nuk zgjodhi heshtjen, por përballjen. U kërkoi prokurorëve për çështjen e Mc Gonigal, për inceneratorët", tha avokati.