Politikë

Meta i përgjigjet krah presidentit bullgar akuzave të Ramës: Nuk dua të merrem me ‘një zonjë të nderuar si gruaja e Bilalit’

Meta i përgjigjet krah presidentit bullgar akuzave të Ramës: Nuk

Ndërkohë që kryeministri Rama akuzonte Presidentin Meta se mbështet krimin, kreu i shtetit mbante një konferencë për shtyp me homologun bullgar. I pyetur lidhur me akuzat e kryeministrit, Meta u shpreh se çështjet e brendshme të liheshin jashtë kësaj konference, ndërsa e cilësoi Ramën si “gruaja e Bilalit”.

Deklarata e Metës:

Nuk do dëshiroja të shprehesha për çështje të brendshme, aq më tepër të merresha me një zonjë të nderuar si gruaja e Bilalit, që e njohin gjithë shqiptarët dhe nuk është serioze kjo. Ajo që është e rëndësishme është se Presidenti i Bullgarisë është këtu, na mbështet për negociatat. Kushtet ndaj vendit tonë kanë ardhur duke u shtuar, dhe që kanë të bëjnë me zbatimin e ligjit dhe me luftën kundër fenomeneve të tilla, për të cilat raportet botërore tregojnë kush e ka përgjegjësinë. Shpresojmë të ecim megjithatë drejt një mundësie pozitive që në fund të marsit be, pavarësisht problemeve tona të brendshme, që nuk ndalojnë së shtuari vetë të na japë një mesazh inkurajues për të ardhmen.