Politikë

Meta i përgjigjet Ramës: S’përfshihem në zgjedhje partiake deri më 24 korrik

Meta i përgjigjet Ramës: S’përfshihem në zgjedhje

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur deklaratës së bërë më herët nga kryeministri Rama gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar.

Meta tha për gazetarët që nuk ka ndërmend të bëhet pjesë e zgjedhjeve partiake deri më 24 korrik.

“Janë kurthe diletantësh e koha e teatrit të kukullave ka përfunduar me 25 prillin. Presidenti Meta as nuk ka marrë e as nuk ka ndërmend të marrë pjesë në zgjedhje partiake deri më 24 korrik. Pas kësaj date do të bashkëbisedojmë me popullin patriotik të 2 marsit. Të gjithëve atyre që i ka marrë malli të ballafaqohen me Metën do e kenë mundësinë shumë shpejt.” tha Meta.