Politikë

Meta i përgjigjet Yuri Kim: Ambasadorja ka të drejtë! S'jam unë aktor politik por presidenti. Reformën opozita reale

Meta i përgjigjet Yuri Kim: Ambasadorja ka të drejtë! S'jam

A po negocioni për reformën në Drejtësi, ka pasur shqetësim nga ambasadorja për negociata e marrëveshje të fshehta. A po negocioni me Ramën, a jeni ju ai që po negocioni dhe me kë? Dhe a është Këshilli Politik një dublim i intitucioneve të parlamentit?

Kjo ishte pyetja drejtuar presidentit Meta në konferencë për shtyp, pasi jo më larg se dje ambasadorja Amerikane aludoi për një marrëveshje të fshehtë për të prekur reformën në drejtësi.

Presidenti Meta tha se ambasadorja ka të drejtë, por shton se nuk është aktor politik. Meta tha se opozita reale duhet të përfshihet në Këshill për reformën Zgjedhore.

Meta: Së pari kur kam parasysh këshillin politik kam parasysh jo vetëm Këshillin për platformën zgjodhore, është i dedikuaur për një çështje të caktuar. Kërkohet përfshirja e opozitës reale. Unë kam 4 vjet që them stop lojërave në reformën në drejtësi dhe ambasadorja ka të drejtë, shohim lojëra dhe jo një produkt real.

Dhe shqetësimi është i drejtë se aktorët politkë kanë luajtur me këtë çështje, Presidenti është kryetar shteti jo aktor politik. Është në krye të detyrës. Presidenti është gati të ballafaqojë aktorët për të parë se kush ka bërë dhe vazhdon të bëjë lojëra në reformën në drejtësi. Nuk po negocioj asgjë përveç 14 pikave të platformës time që i di dhe ambasadorja amerikane, ambasadoret e BE, miq të Shqipërisë, si dhe ambasadori britanik. Maskat e reformës kanë rënë me kohë.