Politikë

Rama për deklaratën e Metës se do marrë drejtimin e opozitës pas 25 Prillit: Problemi është Luli që duron

Rama për deklaratën e Metës se do marrë drejtimin e

Kryeministri Rama u pyet për deklaratën e presidentit Meta mbrëmë ku tha se nëse PS fiton 71 mandate në këto zgjedhje, do japë dorëheqjen si president dhe do marrë drejtimin e opozitës. Për kryeministrin Rama Meta duhet falenderuar se sipas tij ka sqaruar ekuacionin e referendimit për të shpërbërë reformnën në drejtësi. Rama shtoi se problemi këtu nuk është Ilir Meta, por Basha që po përdoret dhe po duron: 'E thjeshtë, pjesë e planit për të lidhur Lulin me zinxhirin e Monikës për llogari të Saliut dhe Ilirit, dhe pastaj sigurisht ose për të marrë pushtetin dhe për të shpërbërë reformën në drejtësi, ose për të marrë kokën e Lulit. Problemi është Basha që nuk ka këllqe, s’ka karakterin e një lideri që të mos fshihet as kur i tregojnë se çfarë do i bëjnë të nesërmen as kur aleati i tij i madh thotë unë amerikanët i kap për veshësh'.

Pyetje: Meta tha mbrëmë se nëse PS fiton 71 mandate do dorëhiqet si president dhe do marrë drejtimin e opozitës. Si e komentoni ju? A mendoni se zgjedhjet e 15 prillit do jenë të pranueshme apo do ketë sërish ankesa?

Rama: Në një farë mënyre Ilir Meta duhet falenderuar sepse ka sqaruar plotësisht ekuacionin e referendumit. I cili ishte ekuacion i paplotë me vetëm njërën anë që në 25 prill referendumi popullor do shpërbëjë reformën në drejtësi. Tani Meta i fton shqiptarët në një referendum ku duhet të zgjedhin me drejtësinë apo Metën, shumë e shpejtë, me reformën e drejtësisë deri në fund apo me Metën. Zgjedhje më të qartë më të drejtpërdrejtë shqiptarët nuk mund të kenë me 25 prill dhe për këtë Meta duket falenderuar.

Për marrjen e drejtimit të opozitë, kjo besoj është e qartë shumë e qartë për ata që shikojnë përtej asaj që duket mjafton të shikojnë firmosjen e marrëveshjes së djeshme për të kuptuar planin, plani është shumë i qartw, pse u firmos marrëveshja dje për çfarë si mund të firmosin dy parti që garojnë veç e veç keni parë në një vend në botë? Ka parti që janë veç e veç dhe e lënë si opsion, por marrëveshje noteriale? Pse? Për çfarë? E thjeshtë, pjesë e planit për të lidhur Lulin me zinxhirin e Monikës për llogari të Saliut dhe Ilirit, dhe pastaj sigurisht ose për të marrë pushtetin dhe për të shpërbërë reformën në drejtësi, ose për të marrë kokën e Lulit. Ka më thjesht se kaq? Dhe është shumë e qartë pse e duan Lulin të lidhur para zgjedhjeve, është shumë e qartë. Por këtu problemi nuk është Ilir Meta, fakt në këtë pjesën e dytë, problemi është Basha që nuk ka këllqe, s’ka karakterin e një lideri që të mos fshihet as kur i tregojnë se çfarë do i bëjnë të nesërmen as kur aleati i tij i madh thotë unë amerikanët i kap për veshësh. Por nuk mund t’ja kërkojmë sepse nuk është lideri, është thjesht menaxheri i një shoqërie aksionere me dy ortakë, Metën dhe Berishën dhe me një notere dhe përmbaruese, Monikën.

*Tiranapost.al.