Politikë

Meta komenton thirrjen e Ramës që SPAK ta hetojë: Kam armët më të forta

Meta komenton thirrjen e Ramës që SPAK ta hetojë: Kam armët

Ilir Meta në një konferencë për mediat ka komentuar thirrjen e Edi Ramës që Spak ta hetojë.

Sipas Metës kjo lëvizje nga kryeministri bëhet që të hiqet vëmendja nga skandali i inceneratorëve dhe thotë se ato para përdoren për të mbajtur pushtetin dhe për të paguar shkrimet jashtë( i referohet një shkrimi në një gazetë austriake).

“Fajin e ka Saliu dhe Ilir Meta”, ky është justifikimi për çdo gjë i Edi Ramës, ai sillet sikur nuk ka dijeni për asgjë, por që ka bërë 14 vendime në një ditë.Duke kërkuar hetimin tim, Rama po mbron Stela Zoton, Mërtirin dhe të gjithë ata që fshihen pas skandalit më të madh të inceneratorëve. Ilir Meta ka armët më të forta: E vërteta dhe transparenca. Unë nuk i jam shmangur drejtësisë asnjëherë. As drejtësisë së doktor të gjithëpushtetshmit dhe as ndaj ndonjë drejtësie tjetër.Pas 24 korrikut është e sigurt që Ilir Meta dhe jo vetëm dhe me mijëra shqiptarë do të shkojnë te SPAK-u me fakte dhe prova për të gjithë mullarët e korrupsionit të lartësohen çdo ditë. Ai bën thirrje të hetojnë Ilirin dhe Saliun, po kush i ka penguar ata gjatë këtyre viteve: Liri a vdekje!", tha Meta.