Politikë

Meta: Mbështes hetim ndërkombëtar për Teatrin

Meta: Mbështes hetim ndërkombëtar për Teatrin

Presidenti Ilir Meta ka postuar nga mesazh në Facebook ku thotë se mbështet fuqimisht një hetim ndërkombëtar për shembjen e Teatrit. Meta thotë se Europa dhe Bota po e kupton më qartë se çfarë po ndodh. Në fund u bën thirrje protestuesve të mos i përgjigjen dhunës me dhunë.  Megjthatë përplasjet e para sapo kanë nisur. Janë hedhur kapsolla dhe një grua është lënduar. Është një protestuese, identiteti i të cilës nuk bëhet e dije. 

Mesazhi i plotë:

Mbështes fuqimisht një hetim ndërkombëtar për shkatërrimin antikushtetues, të paligjshëm dhe në mënyrën më antieuropiane të Teatrit Kombëtar.

Gati të bashkëpunoj me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit, si dhe me çdo institucion europian dhe ndërkombëtar për Kulturën.

Europa dhe bota demokratike po e kupton edhe me qartë se ç’po ndodh këtu.

Mos iu përgjigjni dhunës me dhunë, por me besim te Demokracia dhe Triumfi i saj mbi talebanizmin dhe oligarkinë.

Meta: Mbështes hetim ndërkombëtar për Teatrin