Politikë

Meta: Më habiti deklarata e kryeministrit që Presidenti ka humbur marrëdhënien me trutë e kokës

Meta: Më habiti deklarata e kryeministrit që Presidenti ka

Presidenti Meta nga Vlora deklaroi se ishte habitur nga deklarata e kryeministrit Rama ditën e sotme i cili me gjasë referua një shkrimi ku thuhej se presidenti ka dalë në fushatë për LSI gjatë natës në Selenicë të Vlorës.

Rama tha: Veprimtaria ilegale e Ilir Metës është në sytë e të gjithëve. Meta nuk është në lartësisë e detyrës që i përcakton kushtetuta, por është edhe jashtë çdo justifikimi për dikë që ka humbur marrëdhënien me trutë e kokës. Një president që flet kundër qeverisë, që flet me një gjuhë rruge, që lëviz ditën dhe natën për fushatë, që e ka vënë zyrën e presidencës në dispozicion të partisë që formalisht e drejton e shoqja, nuk ka nevojë që ta komentoj unë. 

Presidenti Meta e akuzoi Ramën se e ka porositur ai shkrimin dhe se takimet i ka publikuar me foto në rrjetet e tij sociale. Ai hodhi akuza të forta duke e quajtur kryeministrin kryeoligark.

Pjesë nga deklarata e presidentit Meta nga Vlora:

'Ai thotë se presidenti s’është mirë nga trutë, po këto shkrimet që porosit ai a janë të sakta? Kush është e vërteta? Sa herë kemi qenë në Vlorë dhe kemi biseduar dhe në mes të ditës, pse perpiqen të krijojë një mashtirm që presidenti del natën në Vlorë? Të dalë njëri të thotë se më ka dëmtuar presidenti, këtu e pres. Presidenti është armik i oligarkisë, shqiptarët të dinë që oligaria është armiku i tyre kryesor. Tani unë do  iu çoj juve kto foto që janë identike të shkoni t’i verifikoni dhe për të raportuar të vërtetën mbi këtë fushatë mashtrimi të orkesturar nga kryeoligarku i Shqipërisë.

Përveç se nuk jam shumë i habitur nga lajmi i botuesi i lajmit, por ajo që më habiti ishte deklarata e kryeministrit që presidenti ka ikur nga trutë'. 

Fotot që Ilir Meta postoi në facebook dhe i tregoi të printuara nga Vlora: 

Meta: Më habiti deklarata e kryeministrit që Presidenti ka

Meta: Më habiti deklarata e kryeministrit që Presidenti ka