Politikë

Meta nuk paraqitet në Komisionin e Ligjeve, Manja: Tenton të djegë afatet për miratimin e raportit

Meta nuk paraqitet në Komisionin e Ligjeve, Manja: Tenton të

Presidenti Ilir Meta ka refuzuar ditën e sotme thirrjen e Komisionit të Ligjeve për të dëshmuar që më pas do të përdorej si bazë gjykimi për çeljen ose jo të një Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit. Kryetari i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja e ka interpretuar këtë veprim të Presidentit si një tentativë për të nxjerrë jashtë afatave hetimin e tij, teksa Kuhstetuta parashikon se Komisionet Hetimore nuk mund të ngrihen në 4 muajt e fundit të legjislaturës dhe përderisa Kuvendi është mbledhur në datën 9 Shtator 2017 ka vetëm deri në datën 9 Maj për të ngritur komisionin.

"Nëse e ngremë komisionin para datës 9 maj, veprimtaria do shtrihet deri në datën 9 Korrik është sërish në përputhje me Kushtetutën. Meta për t'u dëgjuar në datën 10 është kërkesë opozitare, prandaj Meta kërkon në datën 10 se është jashtë afateve. Duhet të jetë i dënueshëm dhe është në vijim të kësaj sjellje, duke anashkaluar, nënvlerësuar Kuvendin e Shqipërisë. Jemi në përputhje me ligjin.

Metës jo se nuk i ka mjaftuar Koha, por ai duke kërkuar datën 10 maj, ka kërkuar që kërkesën e deputetëve ta nxjerrë jashtë afatit, Pra presidenti ka tentuar që të pengojë qëllimisht punën e Komisionit të Ligjeve",- ka thënë Manja.

Në përfundim të seancës, me votën e deputetëve të mazhorancës dhe vetëm një votë kundër të deputetit Alimadhi është vendosur ngritja e një Komisioni Hetimor.

Tiranapost.al