Politikë

Meta sulmon Bashën, i kujton “katërkëndëshin e përgjegjësive të tij madhore”

Meta sulmon Bashën, i kujton “katërkëndëshin e

Këshilltari i Presidentit Ilir Meta për mediat, Tedi Blushi ka sulmuar këtë të enjte kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën, duke I rikujtuar atij “katërkëndëshin e përgjegjësive të tij madhore”.

Sipas Tedi Blushit, kreu i PD-së është përgjegjës për bojkotin e reformës administrative-territoriale, bojkotin e reformës në drejtësi, djegien e mandateve të deputetëve dhe fitoren e mazhorancës në institucionet e pushtetit vendor.

Basha vazhdon të përfshijë Metën “në krizat që ai vetë i shpik pa u lodhur”, por katër përgjegjësitë e mësipërme “sollën kapjen totale të shtetit”, shton Blushi.

Reagimi i plotë I Blushit si vijon:

Keqardhje, që z.Lulzim Basha, vazhdon të përfshijë Presidentin e Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta, në krizat që ai vetë i shpik pa u lodhur.

Për këtë arsye, i rikujtojmë z.Basha, KATËRKËNDËSHIN e përgjegjësive të tij madhore:

1. Bojkoti i reformës administrative-territoriale;

2. Bojkoti i reformës në drejtësi;

3. Djegia e mandateve të deputetëve;

4. Zerimi i opozitës në pushtetin vendor;

që sollën kapjen totale të shtetit.

Megjithatë, Presidenti i Republikës vazhdon të ketë vullnetin ta mirëpresë z.Basha, për çdo sqarim apo paqartësi, në Zyrën e Tij në Institucionin e Presidentit, ku gjithmonë është mirëpritur, sa herë ka kërkuar takime dhe ndihmë për të dalë nga bojkotet dhe krizat, që i shpikte vetë.

Kur z.Basha të takohet me Presidentin Meta do ta pranojë përfundimisht që 7 herë 7 bëjnë 49, as 42 apo 99.

Për Lulzim Bashën dhe çdo aktor tjetër të Partisë Demokratike, që kërkon të provokojë Presidentin e Republikës, duke i transferuar përgjegjësitë e tij për krizat dhe bojkotet, që sollën kapjen totale të shtetit, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ka vetëm një përgjigje: TRANSPARENCËN DHE FAKTET!

Nuk besoj se ka demokrat dhe shqiptar, që beson se Presidenti Meta u ikën përgjegjësive dhe ballafaqimeve për çështje të rëndësishme të demokracisë dhe shtetit të së drejtës.

Tiranapost.al