Meta përgjigjet në cilën anë do shkonte nëse do i duhej të zgjidhte mes Berishës non grata dhe Amerikës

Në konferencën e përjavshme për shtyp Ilir Meta u pyet në lidhje me marrëdhënien e tij me Berishën apo nëse ka një krizë mes tyre.
Gazetarja: Është vënë re një mungesë koherence ditët e fundit mes jush dhe Berishës. A ka një krizë në marrëdhënien tuaj?
Meta: Nuk ekziston asnjë krizë veç atyre që shpiken nga mendja e Edi Ramës. Besoj që PD dhe PL kanë pasur një koherencë që i ka treguar shqiptarëve që vjedhja që pretendonte të bënte edi rama, përmes katërfishit të faturës ishte për të mbuluar vjedhjet e qeverisë.
Më pas Meta u pyet edhe për takimin 2 orësh me ambasadoren amerikane që u zhvillua një javë më parë në Partinë e Lirisë. Meta u pyet nëse kishte folur me ambasadoren për marrëdhënien e tij me Berishën dhe nëse i ishte kërkuar distancim nga ai.
Gazetarja: A ju është kërkuar një distancim nga Berisha në takimin prej 2 orësh me ambasadoren amerikane?
Meta: Kishim një bisedë shumë të hapur. Po natyrisht nuk ndajmë dot të njëjtat mendime dhe vlerësime për çdo gjë. Kemi pozicione të ndryshme. Unë jam politikan, zonja ambasadore është diplomate.
Gazetarja: Po nëse do të ketë një kërkesë të tillë të artikuluar për t`u distancuar nga Berisha apo të prisheshin marrëdhëniet tuaja me Amerikën, cila do ishte zgjedhja juaj.
Meta: Në asnjë rast marrëdhënia ime dhe PL me SHBA nuk cënohet. Nga emri Liria, është parti e lirisë. Vendos populli dhe Amerika e ka treguar në çdo rast që e respekton vullnetin e popullit.