Politikë

Meta përkujton ditëlindjen e Gjergj Fishtës, me vargjet: Ju rrugaça sallahana...

Meta përkujton ditëlindjen e Gjergj Fishtës, me vargjet: Ju

Sot, 149 vite më parë lindi poeti At Gjergj Fishta, dhe presidenti Meta e përkujton duke përzgjedhur disa vargje të poezisë së tij ‘Gomari i Babatasit’ (METAMORFOZA). Nuk është hera e parë, pasi presidenti Meta e ka cituar edhe në një deklaratë të 10 tetorit disa vargje të poetit, që e përshkruan si shprehësin më të fortë të idealeve atdhetare dhe demokratike: i cili jetësoi vlerat e  Rilindjes sonë Kombëtare.

Meta shkruan se poeti fshikulloi si rrallëkush politikanët mercenarë e të korruptuar që minonin interesat kombëtare për përfitime personale, duke na lënë amanet për të qenë gjithmonë të vëmendshëm në mbrojtjen e vlerave kombëtare dhe të shtetit nga çdo kërcënim, që aq mjeshtërisht e ka shprehur në vargjet.

Sulm ndaj politikës e qeverisë!? Meta citon këto vargje:

"Ju rrugaca sallahana 
vagabonda shakllabana 
rricna t'ndyet, mikrobe të kqi 
qi të mjerës moj Shqipni 
kthelltë hi i keni në mushkni 
pa dhimbë gjakun tuj ia pi, 
por der kur, bre batakçi! 
Bre coftina, kalbe mbi dhè 
der kur ju, tu tallë npër ne, 
do t'na qelbi fis e Atdhè?

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

“O Perëndi, a ndjeve? Tradhëtarët na lanë pa Atdhe, E Ti rri e gjuan me rrufe Lisat n’për male kot…” Si sot, 149 vite më parë lindi Epiku ynë më i madh, poeti i shquar At Gjergj Fishta, një nga figurat më të ndritura dhe më mbizotëruese të letërsisë shqipe, shprehësi më i fortë i idealeve atdhetare dhe demokratike, i cili jetësoi vlerat e  Rilindjes sonë Kombëtare. Figurë qendrore e veprimtarisë politike, artistike, klerike dhe diplomatike, roli dhe kontributi i tij ishin dhe mbeten gurthemel i rëndësishëm i vetëdijes shqiptare. Spikat veçanërisht roli i tij thelbësor në Kongresin e Manastirit ku u unifikua Alfabeti i Gjuhës Shqipe, me një angazhim të vyer për Pavarësinë dhe konsolidimin e shtetit modern shqiptar, deputet, anëtar i delegacionit në Konferencën e Paqes në Paris, i angazhuar për njohjen diplomatike të Shqipërisë, gjithmonë në ballë të lëvizjeve për mbrojtjen e interesave kombëtare. Edhe pse i përkushtuar ndaj një besimi, për të Shqiptaria ishte misioni më fisnik i kombit, që na e la trashëgimi dhe prej së cilës ne frymëzohemi edhe sot. At Gjergj Fishta me kryeveprën e tij “Lahuta e Malësisë” dhe me gjithë krijimtarinë e jashtëzakonshme, pjesë e trashëgimisë kulturore kombëtare, idealizoi dhe kërkoi shqiptarin e përjetshëm, heroin dhe misionarin e kombit që duhet të ndërmarrë impenjime shoqërore konkrete. Ky është një mesazh që edhe sot mbetet më i fortë dhe i vlefshëm se kurrë: Të punojmë vetëm për të mirën dhe të ardhmen e ndritur të Shqipërisë. Padre Fishta fshikulloi si rrallëkush politikanët mercenarë e të korruptuar që minonin interesat kombëtare për përfitime personale, duke na lënë amanet për të qenë gjithmonë të vëmendshëm në mbrojtjen e vlerave kombëtare dhe të shtetit nga çdo kërcënim, që aq mjeshtërisht e ka shprehur në vargjet: "Ju rrugaca sallahana  vagabonda shakllabana  rricna t'ndyet, mikrobe të kqi  qi të mjerës moj Shqipni  kthelltë hi i keni në mushkni  pa dhimbë gjakun tuj ia pi,  por der kur, bre batakçi!  Bre coftina, kalbe mbi dhè  der kur ju, tu tallë npër ne,  do t'na qelbi fis e Atdhè?" ??

A post shared by Ilir Meta (@ilirmeta.faqjazyrtare) on