Politikë

Meta përshëndet rezolutën e PE që kërkon ndjekje penale për blerësit e votës: Askush nuk do të amnistohet

Meta përshëndet rezolutën e PE që kërkon ndjekje penale

Presidenti Ilir Meta me anë të një statusi në profilin e tij në Facebook ka përshëndetur Rezolutën e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian ku bëhej thirrje për ndjekjen penale të individëve që tentojnë të blejnë vota. Meta ka falenderuar dy grupet e mëdha politike në PE si dhe shkruan se askush që cënon zgjedhjet e lira dhe të ndershme nuk do të amnistohet pas 25 Prillit.

Statusi i presidentit Meta:

Përshëndes Projekt-Rezolutën për Shqipërinë, që u miratua sot në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian.

I falënderoj të dy grupet e mëdha politike për mbështetjen e qartë të së ardhmes europiane të Shqipërisë, që kalon vetëm përmes përmbushjes së plotë të kushteve.

Nuk ka negociata pa zgjedhje të lira dhe të ndershme!

Nuk ka përparim pa u dënuar autorët e krimeve zgjedhore të dosjeve 339 dhe 184!

Askush nuk do të amnistohet!

Votën e lirë të 25 prillit, shqiptarët do ta mbrojnë me çdo çmim dhe nuk do të kursehen ndaj askujt, që do të guxojë të tjetërsojë vullnetin plebishitar.

Tiranapost.al