Politikë

Meta pro draftit të opozitës: Të miratohen kërkesat

Meta pro draftit të opozitës: Të miratohen kërkesat

Presidenti Meta mbështet draftin e opozitës duke bërë thirrje që të miratohen kërkesat e tyre, por ndërkaq maxhoranca me përfaqësues të opozitës parlamentare po diskutojnë në Komisionin e Ligjeve, propozimet e dorëzuara në Kuvend para se ndryshimet e propozuara nga PS të miratohen parimisht nen për ne.

Maxhoranca ka paralajmëruar se ndryshimet do të kalojnë me 1 tetor edhe nëse opozita jashtë parlamentit nuk gjen dakordësinë, ndërsa Meta përmes një mesazhi në Facebook shprehet se drafti i paraqitur nga Opozita realizon hapjen e listave 100% dhe respektimin e plotë të barazisë gjinore, ndërsa propozimin e maxhorancës e quan mashtrim me lista 100% të mbyllura.

Shënimi i plotë i presidentit Meta:

Përshëndes zyrtarizimin e propozimeve të Opozitës së Bashkuar në Këshillin Politik dje.

Opozita është e vendosur për të ndërtuar konsensus në të kundërt të Rilindjes, që kërkon me insistim konfliktin, shtrembërimin e zgjedhjeve dhe asgjësimin e Këshillit Politik si instrument vendimarrës konsensual.

Drafti i paraqitur nga Opozita realizon hapjen e listave 100% dhe respektimin e plotë të barazisë gjinore, përkundrejt mashtrimit dhe mbylljes 100% të listave nga Rilindja.

Drafti i opozitës respekton konsensusin e arritur dhe Marrëveshjen e 5 Qershorit.

Drafti i Opozitës kërkon opinionin e ODIHR për çështjet që nuk ka dakordësi, si një palë e paanshme dhe si vëzhguesit zyrtarë të zgjedhjeve.

Opozita ka ndërmarrë çdo hap, që çon përpara procesin e integrimit europian të Shqipërisë ku reforma zgjedhore, zbatimi i saj dhe hetimi i krimit elektoral janë kushtet kyç që përcaktojnë hapjen e negociatave për anëtarësim.

Çdo akt i njëanshëm që përmbys Marrëveshjen e 5 Qershorit do të ishte një atentat dhe provokim i patolerueshëm dhe i paamnistueshëm ndaj rendit kushtetues e demokratik dhe së ardhmes europiane të vendit.

Koha për reflektim!