Politikë

Meta pyetet për detin: Për mua marrëdhënia me Greqinë është mjaft e rëndësishme

Meta pyetet për detin: Për mua marrëdhënia me Greqinë

Presidenti Ilir Meta është treguar mjaft i kujdesshëm përballë pyetjeve të gazetarëve në konferencën për media të ditës së sotme.

Teksa foli për koherencën e qëndrimeve të tij, ra në sy më shumë nevoja për të mos marrë rol acarues kundrejt Greqisë

I pyetur nëse ka informacion lidhur me deklarimet e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis për 12 miljet për kufirin detar me Greqinë, Meta tha se Presidenca i është drejtuar kryeministrit Edi Rama nëpërmjetë një kërkese zyrtare siç e parashikon Kushtetuta, por ende nuk ka një përgjigje. Presidenti tha se kërkon që kjo çështe të zgjidhet sa më shpejt dhe të mos ndryshojnë vendimet në vazhdimësi.

“Lidhur me çështjen në fjalë që është mjaft sensitive prej 12 vitesh, Presidenti ka qenë gjithnjë koherent dhe bashkëpunues. Kemi përcaktuar në mënyrë të qartë vendimin e GJK dhe Presidenti ka plotësuar detyrimet e tij. Për pyetjen që shtuat ju ne kemi dërguar një kërkesë zyrtare siç e parashikon Kushtetuta, por ende nuk kemi një përgjigje. Kemi shkruar edhe herë të tjera dhe nuk kemi marrë përgjigje. Asnjëherë nuk luhet me çështje të tilla që kanë të bëjnë me Shqipërinë dhe Greqinë. Pavarësisht mistreclliqeve, respektimi i Kushtetutës është parësor dhe nuk ka pasur asnjë moment kur ka munguar mbështetja e Presidenti. Ne kërkojmë të zgjidhet sa më shpejt kjo çështje mes dy popujve tanë. Nuk duam të ndryshojnë vendimet në vazhdimësi. Për mua marrëdhënia me Greqinë është mjaft e rëndësishme”, tha Meta.

Ndërkohë Rama pas tkimit me kryeministrin grek deklaroi se janë dakortësuar që vendimin final t’ia lënë një pale të tretë ose gjykatave ndërkombëtare.