Politikë

Meta pyetet për Dvoranin: Fletë lavdërimi për Ramaformën

Meta pyetet për Dvoranin: Fletë lavdërimi për

-Si e komentoni shpalljen e Ardian Dovranit si kampion të antikorrupsionit nga DASH?

Ilir Meta: Dua të them që dje kryeministri nxori fletë lavdërimi për sukseset e tij, kjo është një gjë që dhe mua nuk më habit, përpjekja e tij për të lavdëruar Ramaformën. Kjo është kapja e shtetit, kjo është SHPK. Në një ditë e patë ça ka ndodhur, shikoni letrat me koncesionarin. Pse ky nxitim për të bërë një ligj të veçantë për të shkelur kushtetutën? Pse ikin në Kamzë me vrap, me urgjencë ta çojnë në Kuvend, sa mirë të ishin mbledhur për tërmetin apo pasojat në Thumanë që mos të vinin qentë e Kosovës së dashur, që i falenderoj për profesionalizmin. Fletëlavdërimet e Ramës, si ato të Partisë së Punës.

-Këto fleta lavdërimi nuk shkojnë në DASH nga rruga e Elbasanit, si janë raportet me ambasadoren amerikane?

Raportet e Metës me SHBA-të janë të shkëlqyera, se Meta është dhe me të Europës, Meta nuk gënjen, nuk mashtron dhe nuk keqpërdor interesat e tij. Meta nuk ka shkelur asnjë ligj amerikan, nuk më ka këkruar kush foto si pilati se ju e dini. Më 25 prill do rivendoset rendi kushtetues që është tronditur në mënyrë skandaloze.

---

Departamenti Amerikan i Shtetit shpalli Ardian Dvoranin mes gjyqtarëve të spikatur dhe u nderua me titullin kampion të Antikorrupsionit. Ardian Dvorani, ish kreu i KED është gjyqtari më i sulmuar nga presidenti Meta i cili e ka kallëzuar në SPAK për shkelje të ligjit dhe tejkalim të kompetencave lidhur me listat e kandidatëve për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Presidenti Ilir Meta ironizoi duke thënë se Rama nxori dje fletën e lavdërimit për reformën në drejtësi që e quan Ramaforma, ndërsa shtoi se marrëdhëniet me SHBA-të i ka të shkëlqyera, kur u pyet për marrëdhëniet me ambasadoren amerikane Yuri Kim.

*Tiranapost.al.