Politikë

Meta, Rama dhe Basha në mbledhjen virtuale, çfarë po diskutohet në Këshillin e Sigurisë

Meta, Rama dhe Basha në mbledhjen virtuale, çfarë po diskutohet

Liderët e politikës janë bërë bashkë në një tryezë virtuale në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë, që po zhvillohet lidhur me situatën dhe masat për të luftuar koronavirusin.

Kryeministri Rama ndau një foto ku dallohet kreu i shtetit, Ilir Meta, liderit opozitar Lulzim Basha, si dhe ministrat, ajo Shëndetësisë, i Brendshëm, e Drejtësisë, e Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi si dhe Arben Ahmetaj, i mandatuar për administrimin e situatës në Shqipëri me COVID-19.

Sipas raportimeve, në këtë mbledhje po diskutohet lidhur me parashikimet se kur do të arrijë piku, strategjitë e përballjes, vlerësimi i situatës së spitaleve rajonale, si dhe pajisja, trajnimi e mbrojtja e personelit mjekësor.

Gjithashtu pjesë e diskutimeve është detyra për çdo institucion dhe riatdhesimi i shqiptarëve që kanë mbetur jashtë kufijve.