Politikë

Meta s’ka besim tek Basha, i trembet një marrëveshje të madhe… PS-PD?

Meta s’ka besim tek Basha, i trembet një marrëveshje të

Presidenti Ilir Meta paralajmëroi dje se nëse Edi Rama fiton 71 mandate në zgjedhjet e 25 prillit do të japë dorëheqjen dhe do të bëhet lider i opozitës.

Lidhur me deklaratën e presidentit, bashkë-kryetari i reformës zgjedhore Damian Gjiknuri deklaroi mbrëmë se presidenti Meta po projektohet si lideri i opozitës, për shkak të mungesës së besimit tek Lulzim Basha, dhe se i trembet një koalcioni të mundshëm PS-PD: Nuk dua të spekuloj për të ardhmen, tha Gjiknuri në emision mbrëmë.

“Besoj që nuk do të kemi nevojë për ato mandate. Meta po fillon po projektohet si lider i opozitës. Siç duket nuk ka besim te Lulzim Basha. Ka kohë që punon për të tillë. Nuk ka më besim te lideri aktual i opozitës. Mendoj që PS nuk do të mbetet peng i mandateve të LSI-së. Nuk dua të spekuloj për të ardhmen, politika është një terren që lëviz, do të shihet vullneti i popullit dhe do të shohim. Mund të ketë edhe ndonjë marrëveshje më të madhe, që mbase i trembet Meta”, deklaroi Gjiknuri për A2.

Për marrëveshjen e firmosur dje mes PD-LSI, Gjiknuri tha se duket si marrëveshje bosh:

“Kjo marrëveshja PD-LSI duket një marrëveshje bosh. Nuk ka përmbajtje dhe nuk sjell as vota. Janë njëlloj si në 2017, atëherë edhe shaheshin, tani kanë bashkuar dy grushtet”.

Ndërkaq, disa javë më parë kryeministri Rama deklaroi se në marrëveshjen me Bashën në 2017-ën qëllimi ishte që LSi të çohej për skrap.

Rama tha:

'Çuarja për skrap e LSI-së, praktikisht një projekt i përbashkët me Lulzim Bashën, po i tradhtuar nga Lulzim Basha. Unë nuk e kam tradhtuar. Lulzim Basha e ka tradhtuar këtë projekt, ishte ai që e ndau me demokratët domosdoshmërinë që të quar LSI për SPAK dhe sot është thjesht një aksioner i sh.p.k. të katër ortakëve, ku Basha është ortaku minimal. Se ortakë kryesorë janë Berisha me Metën'.

Ndërsa Basha e mohoi duke thënë se Rama gënjen.

*Tiranapost.al.