Politikë

Meta reagon për letrën drejtuar Brukselit: Nuk e kam nisur për të prishur punë

Meta reagon për letrën drejtuar Brukselit: Nuk e kam nisur për

Një letër nga presidenti që Shqipëria s’është vend normal është prova e gjallë se Komisioni Europian mund të intimidohet apo ndikohet për të mos i çelur negociatat, e megjithatë Meta thotë se nuk ka qenë ky qëllimi i tij. Ai doli në një konferencë për shtyp ku tha:

“Jo vetëm dje, por edhe sot pas rrjedhjes nga qeveria në një TV në vendin tonë ku bëhej publike letra dërguar KE-së, gjoja sikur ishte kundër çeljes së negociatave, që e anoçoi si gjithmonë spektakolari Tao Tao dhe sot iu bë jehonë nga ‘zonja e bilanit’ (drejtuar Ramës), jam i detyruar të bëj të qartë letrën që unë si president, jo për ta bërë të ditur për publikun, por të ndihmuar KE-në për të qenë më i vëmendshëm me një çështje kaq kritike si integriteti i Gjykatës Kushtetuese. Në formulimin e bërë krijohej përshtypja sikur problemi ishte krijuar nga interpretimi i ndryshëm që kishte bërë presidenti”.

Ai përsëriti disa herë një pjesë në letër, ku shkruhej:

“Mbetem shpresëplotë që vendet anëtare do të mbështesin rekomandimin tuaj për çeljen e negociatave, duke marrë parasysh dhe metodologjinë më rigoroze”.

Lidhur me letrën e Metës, sot reagoi kryeministri Rama me një status në Twitter ku shkruante: “Për herë të parë në historinë e zgjerimit të BE një vend kandidat ka Brukselin PRO dhe Presidentin e vet KUNDËR vendit e KUNDËR vetë Brukselit”.

Meta reagon për letrën drejtuar Brukselit: Nuk e kam nisur përMeta reagon për letrën drejtuar Brukselit: Nuk e kam nisur përMeta reagon për letrën drejtuar Brukselit: Nuk e kam nisur për