Politikë

Militantët e PD bllokojnë makinën në Maqellarë/ Dyshohet se po blinin vota, Policia shkon në vendngjarje

Militantët e PD bllokojnë makinën në Maqellarë/

Një tjetër automjet është bllokuar nga militantët e PD, të cilët siç e kanë pranuar vetë kanë krijuar njësi për “mbrojtjen e votës” në çdo rreth të vendit. Këtë radhë një automjet tip “Volkswagen” është ndaluar nga demokratët në Maqellarë, pasi pretendohet se drejtuesi dhe pasagjeri në automjet po shpërndajnë para në këmbim të votave.

Akuza është ngritur nga drejtuesi politik i PD për këtë qark, Xhelal Mziu, i cili ka lajmëruar Policinë. Forcat e rendit kanë shkuar në vendngjarje rreth 1 orë pasi automjeti u rrethua dhe tanimë Prokurori ka sekuestruar provat materiale dhe ka shoqëruar dy individët që ishin në automjet.

Raportohet se në automjet janë gjetur para "cash", por ende nuk specifikohet shuma. Dy personat e gjendur në automjet janë kontrolluar nga militantët e PD dhe Policisë dhe raportohet se shuma parash ishin fshehur në trupat e të ndaluarve, ndërkohë ka pasur edhe lista me njerëz që besohet se do u jepeshin paratë.

Militantët e PD bllokojnë makinën në Maqellarë/Paratë e gjetura brenda në automjet duke u numëruar nga efektivi i Policisë

Militantët e PD bllokojnë makinën në Maqellarë/Listat që dyshohet se përmbajnë emrat e atyre që do u shpërndaheshin lek në shkëmbim të votës

Tiranapost.al