Politikë

Ministri Manja akuzon deputetin Shehaj si evazor taksash! Ja përplasja e deklaratave

Ministri Manja akuzon deputetin Shehaj si evazor taksash! Ja përplasja e

Në seancën e djeshme plenare ka patur një përplasje midis ministrit Ulsi Manja dhe deputetit të PD-së Agron Shehaj. Manja e ka akuzuar Shehajn se sponsorizon portale e shkrime dashakeqe kundër Shqipërisë. Ndërsa Shehaj e ka akuzuar Manjan se mashtroi qytetarët për ligjin për Amnistinë.

Deklarata e Ulsi Manjës: Tani që amnistia mori 116 vota na del si kalorës i luftës kundër korrupsionit, kur në fakt ky shtet duhet të merret me ty, se je njeriu evazor më i madh në vend që sponsorizon portale e shkrime që çojnë ujë në mullirin e shteteve dashakeqe të Shqipërisë. Nuk do të jetë e largët dita që fytyra jote prej ëngjëlli e kalorësi të madh të demokracisë e luftës së korrupsionit në këtë vend të dalë ashtu sic është në të vërtetë. Për amnistinë do të jap përgjigje sot një javë ty e të gjithë atyre që tërë këto ditë jeni bashkuar për të manipuluar opinionin publik. Kjo është pse reagova nga vendi se e dua Shqipërinë më shumë se të tjerët. Do të marrësh përgjigje të enjten, por kujdes kur herë tjetër kur drejton gishtin ndaj ministrit të Drejtësisë dhe Ulsi Manjës personalisht. Se kur unë me Asllan Dogjanin luftonim me bandat e krimit të organizuar për të vendosur shtetin zotrote ndërtoje jetën tënde për shtatëpalë qejfe. Do të jap përgjigje sot e java për amnistinë e punën me të cilën merresh ti.

Deklarata e Shehaj: Ministri e qeveria kanë gënjyer në mënyrë më të pamoralshme opinionin publik. Tre javë më parë deklaroi se nuk do të përfitojë asnjë i korruptuar, më pas thotë SPAK thotë kanë përfituar. Ti Manja mos e vrit mendjen se nuk e pret njeri dorëheqjen. Unë jam hajdut?! Ti liron të korruptuarit?! Do të thuash që nuk është e vërtetë? Je burrë, jep dorëheqjen. Erdhe këtu dhe gënjeve, mashtrues, jep dorëheqjen. Nuk të vjen mirë që gënjeve këtu. Të pëlqen të gënjesh.

Manja nuk dëgjohet pasi ka mikrofonin të mbyllur, por nga karrigia i bën me dorë se do të të shkul veshët.

Agron Shehaj: Do më shkulësh veshët mua ti, ministër i Drejtësisë që liron të korruptuarit. Gënjen e nuk ka cfarë thotë.

Në replikë Ministri Manja nga foltorja e kuvendit tha se do jepte përgjigje javën tjetër për të gjitha akuzat.