Politikë

Ministri Çuçi-policëve: Dua rezultate, mos kurseni askënd për shit-blerjen e votës dhe mos u intimidoni

Ministri Çuçi-policëve: Dua rezultate, mos kurseni

Nga mbledhja online me drejtuesit qendrorë dhe vendorë të policisë së shtetit, ministri Bledi Çuçi ka dhënë disa porosi që lidhen me mbarëvajtjen e zgjedhjeve. Ministri i Brendshëm tregohet i prerë me to kur thotë se nuk duhet kursyer askush nëse evidentohen raste të shitblerjes së votës dhe policët të mos intimidohen nga asnjë forcë politike, qoftë kjo PS.

Ai ka kërkuar qartë rezultate për fenomenin e shit-blerjes së votës, duke theksuar se këtë pjesë e ka me merak: Kapni autorët në flagrancë dhe dokumentoni rastet me prova.

Bledi Çuçi:

Të paktën në zgjedhjet e fundit, raportet e OSBE e kanë vlerësuar Policinë për gjithë rolin që ka luajtur në mbarëvajtjen e zgjedhjeve. Keni një përgjegjësi për të mbajtur një standard që është arritur. Duket sikur kanë shkuar mirë, s’ekmi pasur probleme edhe gjëra të vogla kemi arritur t’i menaxhoni me profesionalizëm. Do donim të shtonim pak rolin proaktiv, sidomos për krimet zgjedhore. Nëse ne arrijmë të kemi disa raste të dokumentuara të faktuara, për fenomenin e shit-blerjes së votës do ishte shumë mirë, i kemi të gjitha mundësitë. Personazhet që veprojnë në këto situata dihen zakonisht.

Gjithashtu ju lutem shumë mos u intimidoni nga asnjë forcë politike, qoftë PS. Është në nderin dhe dinjitetin të jemi sa më neutralë në këtë proces. Sigurisht politika të bën pis, unë e di shumë mirë që për të arritur qëllimet etyre politikanët sulmojnë institucionet kur shohin dhe mendojnë se mund t’i krijojnë ca kredo politike. Mos u intimidoni. Të jeni profesionistë edhe në reagime. Për reagimet duhet linjë e përqëndruar. Dhe duhet që të veprojmë pak më shumë në mënyrë proaktive, me gjithë instrumentat për të gurmuar, e kapur në flagrancë njerëz që bëjmë krime elektorale.

Këtë javë rritet shumë intensiteti për krime elektorale, sidomos shit-blerjen e votës, e kam shumë merak, dua rezultate. Policia ka eksperiencë në këtë fushë, ka rrjetin, mos kurseni askënd. Duhet që në këtë javë të kemi gatishmëri të plotë e angazhim sepse duhet të rruajmë një standard që është krijuar. Është një nga gjërat më pozitive që kemi pasur në zgjedhje e fundit.

*Tiranapost.al.