Politikë

Ministria e Jashtme greke reagon sërish ndaj vendimit të Apelit që la në burg Fredi Belerin

Ministria e Jashtme greke reagon sërish ndaj vendimit të Apelit

Ministria e Jashtme greke ka reaguar sërish ndaj vendimit të Apelit që la sot në burg Fredi Belerin.

“Ky vendim nuk rezulton të jetë në përputhje me dispozitat e shtetit ligjor, ndërkohë që nuk përbën trajtim të drejtë të një përfaqësuesi të zgjedhur të pushtetit vendor”, thotë në një deklaratë Ministria greke.

Sipas saj, mbajtja në paraburgim ngre pikëpyetje dhe për faktin se “ngre pengesa thelbësore që Fredi Beleri të marrë detyrën e tij si kryetar i Bashkisë”.

Kjo çështje, siç bën të ditur ministria e Jashtme greke është diskutuar sërish sot mes shefit të diplomacisë greke Vasilis Kaskarelis dhe homologes shqiptare Olta Xhaçka, në Oslo, ku ata merrnin pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s.