Ministrja e Jashtme gjermane: Serbia të bëjë thirrje për heqje dorë nga dhuna
E Martë 26 Shtator 2023, 19:50
TiranaPost
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka reaguar pas sulmit terrorist ndaj policisë së Kosovës, ku humbi jetën efektivi Afrim Bunjaku.
Në një postim në Twitter ajo shprehet që Serbia duhet të bëjë thirrje për heqjen dorë nga dhuna.
“Pas sulmit ndaj policisë në Kosovë, të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm për rolin e tyre për paqe. Në situatën e tensionuar në Ballkanin Perëndimor, përgjegjësia matet me atë që bëni për të de-përshkallëzuar. Serbia në veçanti duhet të bëjë thirrje pa mëdyshje për heqjen dorë nga dhuna”, ka shkruar ajo në platformën X, të njohur më parë si Twitter.