Politikë

Ministrja e Shëndetësisë replikë tjetër me Bashën: Kush po e përdor mjekun e QSUT

Ministrja e Shëndetësisë replikë tjetër me Bashën:

Ogerta Manastirliu sërish ka replikuar me Lulzim Bashën, i cili ka nxjerrë një video të një mjeku në QSUT me pretendimin që ishte i papajisur me veshjen mbrojtëse apo me "pajisjen mbrojtëse".

Manastirliu ka bërë share foton e mjekut Ilir Allkja i cili e ka postuar vetë në Facebook, ku shihet i veshur me uniformën mbrojtëse. Dhe në një foto tjerër me një kolegun e tij. 

Ministrja e Shëndetësisë replikë tjetër me Bashën:

Manastirliu thotë se ajo që po bën Basha përditë është skandaloze, e turpshme dhe kriminale.

Lexoni më poshtë postimin e saj me foton e mjekut:

Lulzim Basha sapo abuzoi përsëri me publikun, duke nxjerrë videon e një mjeku të QSUT, me pretendimin që ishte i papajisur me veshjen mbrojtëse apo me "pajisjen mbrojtëse", siç e quajti! Nuk e di çfarë e ka shtyrë mjekun në fjalë të thotë që s'ishte i pajisur me veshjen speciale. Nuk e di në cilën gjuhë të botës mund t'i thuhet Lulzim Bashës, që kjo që po bën përditë është skandaloze, e turpshme, kriminale! Por di që kjo foto është postuar nga vetë mjeku që u prezantua sot nga Lulzim Basha, njësoj si "1.2 milion maskat helmuese" që dje!

#Turp dje #Turp sot