Politikë

Ministrja Gjonaj njofton mbylljen e një burgu: Për grevën në Peqin kërkova hetim personalisht. Deputeti Maliqi e krahason me Nexhmije Hoxhën

Ministrja Gjonaj njofton mbylljen e një burgu: Për grevën në

Deputeti i opozitës së re, Lefter Maliqi, ka kërkuar sot interpelancë me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, lidhur me situatën në burgje. Në fillim të fjalës së tij Maliqi ngriti akuza për korrupsion, tendera korruptiv, protesta dhe greva të burgosurve, ndërsa tha se ministrja është e keqpërdorur nga kryeministri kërkoi transparencë nga ana e saj.

Gjonaj iu përgjigj deputetit:

"Për tre vjet 937 kallëzime penale, 295 punonjës të burgjeve për futjen e sendeve të palejuara në burg. Kjo ka ndodhur sepse ligji është aty për gjithë. Për herë të parë u aplikua një regjim i mbikëqyrjes së veçantë. 110 të dënuar që kanë thyer rëndë që kanë thyer sigurinë dhe rendin në Burgje. Punësimet e të punonjësve sipas preferencave partiake dhe pa praktikë nuk është më. Pagat e punonjësve në burgje janë rritur me 11%. Drejtoria e Burgjeve ka arritur të fitojë 60% të proceseve gjyqësore, kemi ulur mbipopullimin në burgje me 21%. Menaxhuam situatën e termetit në Burgje, dhe tani prej 8 muaj që po menaxhojmë pandeminë dhe numrat kanë qenë në nivele shumë të ulëta. Ka ende shumë për të bërë, por siç është rasti i Zaharisë në Krujë. po marrim masat që të mbyllim Zaharinë në Krujë pas 30 vjetësh. Shqetësim ka qenë dhe greva në burgun e Peqinit, që filloi nga 41-bis. Përveç një hetimi që po kryhet nga një procedim në prokurori për të hetuar me kërkesën time këtë gjë”.

Fjalën e ministres në Kuvend, deputeti Maliqi e krahasoi me bashkëshorten e ndjerë të diktatorit Enver Hoxha.

"Foli si Nexhmija në Kongres. Na nxjerr statistika të propagandës. Interpelanca nuk është për ato që ke bërë, po për ato që s’ke bërë. Marrim grevën e urisë. Kishin kërkesa për ushqimin, madje tek 313 për shkelje të drejtorit të përgjithshëm. Për ushqimet, janë bërë disa tendera, të parat me nip e dajë. 600 e ca milion lekë për ilaçe. Ty të përdori Rama siç bëri me Lleshajn. Keni mbajtur disa gjyqtarë tuaj, po futin në burg të varfër, opozitarë, të shoqërisë civile dhe gazetarë”, tha ndër të tjerash deputeti.

Në përgjigje të deputetit ministrja Etilda Gjonaj iu drejtua me ironi:

 "Ju i keni merak burgjet, sepse puna më jetëgjatë juaj ka qenë në institucionet në varësi timen. Mbase ju iu nevojitet kjo, për mua ka interes çfarë thonë qytetarët dhe partnerët ndërkombëtarë, që janë më të aftë se ju për të vlerësuar. Mund të më thërrisni në interpelancë çfarë ndodh në Ministrinë e Drejtësisë, dhe rezultatet të pandodhura më parë".