Politikë

Miratohen me 106 vota pro ndryshimet kushtetuese, Rama mesazh atyre që nuk votuan  

Miratohen me 106 vota pro ndryshimet kushtetuese, Rama mesazh atyre që nuk

Me 106 vota pro, Kuvendi ka miratuar ndryshimet kushtetuese për hapjen e listave pjesërisht dhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore në zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri. Deputetët votuan me 106 vota pro nga 116 që ishin në sallë.

Kryeministri Rama tha se ata që nuk kanë votuar: 'kanë ndaluar, penguar fuqizimin e ndikimit të votuesve për përzgjedhjen e kandidatëve, kanë penguar efektin e drejtpërdrejtë që ka lidershipi në listën e mbyllur në cilësinë e debati të brendshëm. Kanë penguar përfaqësimin e një komuniteti më të mirë në parlament. Kanë sabotuar sigurimin e një përfaqësimi të drejtë të të gjithëve bashkë.

Kryeministri Rama sot u shfaq në Kuvend me një kollare të cilat i dizajnon vetë dhe ku lexohej: Revolution ( Revolucion).

Miratohen me 106 vota pro ndryshimet kushtetuese, Rama mesazh atyre që nuk

Mësohet se 6 deputetë kanë munguar sot në Kuvend për të votuar, tre prej tyre janë me koronavirus dhe për pasojë janë izoluar në shtëpi.