Politikë

Miratohet Komisioni Hetimor. 98 vota i hapin rrugën shkarkimit të Metës, komentet e deputetëve

Miratohet Komisioni Hetimor. 98 vota i hapin rrugën shkarkimit të

Me 98 vota pro, 5 kundër dhe 2 abstenime, Kuvendi i ka dhënë OK ngritjes së Komisionit hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Kërkesa për shkarkimin u bë nga 50 deputetë të Kuvendit aktual, ndërsa Meta akuzohet se ka shkelur parimet kushtetuese gjatë dhe pas fushatës zgjedhore, dhe se ka nxitur konflikte, që çuan në vrasjen e një personi në Elbasan.

Pak më herët u mësuar se kush do të jenë dhe anëtarët, kreu i Komisonit dhe deputetët e opozitës parlamentare.

Kryetar

Alket Hyseni

Nenkryetar

Myslym Murrizi

Sekretar

Klotilda Bushka

Anetarë

Vasilika Hysi

Elena Xhina

Spartak Braho

Halil Jakimi

Nikolin Staka

Arlind carcani

Zevendesues

Ermonela Felaj

Xhemal Qefalia

Eugen Bojaxhi

Ndërkaq seanca u shoqëerua me debate e fjalime të forta. Taulant Balla tha se kjo nismë është detyrim moral dhe kushtetues për mazhorancën.

"Tashmë PD ka në këtë sallë deputetët që garuan në listat e saj më 25 prill. Do ishte në nderin e tyre të na bashkoheshin në këtë nismë".

Ndërsa deputeti Myslim Murrizi tha se ka shumë arsye që Ilir Meta të hetohet, por për akuzat që ka ngritur PS. Sipas tij shtetësitë dhe dekoratat pa fund janë arsye serioze pasi i është dhënë shtetësi edhe kriminelëve por edhe janë dekoruar xhelatë të komunizmit. 'Një hajdut më pak, shpresoj ta keni seriozisht', tha ai në Kuvend.

Ralf Gjoni tha: "Është e qartë që Ilir Meta ka dalë nga binarët e Presidentit. Por le të mbyllet Parlamenti në shtator, dhe ai i shtatorit të ngrejë komisione hetimore dhe ai të shkarkojë Presidentin dhe të zgjedhë të riun".

Halit Valteri: "Ai duhet menjëherë të jetë subjekt i drejtësisë shqiptare për krimet e shumta që ka kryer. E pakuptueshme se si karriera e këtij njeriu është ngritur deri te President i Republikës. Shkarkimi i tij është një akt i lartë por më i vogli që mund të bënim. T'i japim vendit atë që i takon. Boll më me kalkulimi politike. Ai duhet të ishtë dënuar që kur lëpinte gishtat kur numëronte lekët në videon e Dritan Priftit. Ky është turp të thirret presidenti i Republikës, ku duhet të thirret Presidenti i rakisë ose Presidenti i qofteve" .

*Tiranapost.al.