Politikë

Miratohet me 74 vota ngritja e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion

Miratohet me 74 vota ngritja e Komisionit të Posaçëm

Komisioni i Posaçëm Antikorrupsion u miratua në Kuvend në seancën plenare të së enjtes. Komisioni u miratua me 74 vota pro, teksa 6 vota ishin kundër dhe nuk u regjistrua asnjë abstenim.

Ndërsa, deputetët e opozitës që morën pjesë në votim ishin Ervin Salijani, Lindita Metaliaj, Elda Hoti, Agron Shehaj, Ilda Dhori dhe Albana Vokshi.

Kujtojmë se Komisioni i Posaçëm Anti-korrupsion do të ketë 11 anëtarë. Afati fillestar për të do të jetë 10 muaj dhe anëtarët do të jenë kryetarët dhe zv/kryetarët e katër komisioneve të përhershme parlamentare dhe ata të Këshillit të Integrimit Evropian