Mitsotakis poston foton zyrtare të liderëve të NATO-s, por heq pjesën ku ishte kryeministri Rama
E Shtunë 13 Korrik 2024, 21:43
TiranaPost
Në Uashington është zhvilluar samiti i NATO-së, ku morën pjesë të gjithë liderët e vendeve të aleancës.
Pas përfundimit të samitit, kryeministri grek ka ndarë një album fotosh nga tre ditët e tij në Uashington, mes tyre edhe foton familjare të liderëve.
Por Mitsotakis ka postuar në rrjetet e tij sociale vetëm një pjesë të fotos familjare, dhe në pjesën që mungon ishte edhe kryeministri Edi Rama.
Marrëdhëniet e Ramës me Liderin grek janë ftohur prej disa kohësh për shkak të ish-kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit. Madje Greqia është shprehur tensionet nga kjo çështje mund të ndikojnë edhe në integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.