Politikë

Monika Kryemadhi nuk gjen derman me Veliajn! Këtë herë padit në gjykatë KQZ për anulimin e Gjobës

Monika Kryemadhi nuk gjen derman me Veliajn! Këtë herë padit

 

Kohët e fundit shumë eksponetë të rëndësishëm por edhe ish aktivistë të LSI janë shfaqur krah Veliajt, duke iu bashkuar fushatës së PS që në Tiranë drejtohet nga kryebashkiaku Veliaj, i cili ka ndjekur politikën e hapjes së dyerve duke e quajtur këtë shpesh si rikthim në shtëpi.

Çifti presidencial, Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta, janë të shqetësuar me Tiranën edhe nisur nga sondazhet që parathonë një fat jo të mirë me rezultatet në 25 Prill për partinë. Pas shpërbërjes së disa prej degëve kryesore të LSI në kryeqytet, mësohet se çifti Meta-Kryemadhi po investohet financiarisht e ligjërisht në sulmet e tyre ndaj Veliajt, i cili drejton fushatën e Partisë Socialiste në Qarkun e Tiranës.

Ja sesi:

Për shembull, në zonën e Astirit është mobilizuar e gjithë struktura e Fondacionit “Besa”, drejtuesi i të cilës dihet që ka një lidhje të ngushtë me Ilir Metën, dhe po investon fuqishëm për t’i siguruar një mandat deputeti vëllait përmes LSI-së. Ndërkohë, mësohet se disa nga ish-prokurorët e larguar nga Vettingu janë angazhuar nga LSI për të përgatitur nismat ligjore kundër kryebashkiakut Veliaj, si një mekanizëm për ndërprerjen e punëve të Bashkisë përmes gjobave e apelimeve në gjykatë.

Rasti më konkret është levizja e fundit e LSI, e cila ka ankimuar në Gjykatën e Apelit në Tiranë vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që vendosi të anulojë gjobën ndaj Veliajt për vizitat e kryebashkiakut në shtëpitë e rindërtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Humbja ndaj Veliajt ne KQZ duket se ka tensionuar ktyetaren e LSI, dhe presidentin Meta.

Për këtë çifti Meta ka thirrur në ndihmë ish-gjyqtarët dhe ish-prokurorët e përjashtuar nga Vettingu, për të përgatitur një sërë padish që synojnë hakmarrje ndaj Veliajt dhe pengim në punët e Bashkisë së Tiranës në këto muaj para 25 prillit.