Politikë

Murrizi bojkoton mbledhjen: Rrinë kot duke parë njëri-tjetrin, halli im s'është si i PS dhe PD

Murrizi bojkoton mbledhjen: Rrinë kot duke parë njëri-tjetrin,

Deputeti i opozitës parlamentare, Myslim Murrizi, pas do orësh ka bojkotuar mbledhjen e Këhsillit Politik ku po diskutohet p[ër ndryshimet kushtetuese dhe propozimet e palëve, ku çështja e koalicioneve është ajo që po zgjat procesin. Murrizi tha se PS-PD po zihen për një copë letër dhe pjesën tjetër e kalojnë kot duke parë njëri tjetrin.

Ai thotë se halli i tij është që shqiptarët këto zgjedhje të kenë mundësi të zgjedhin kandidatin e tyre.  Ndërsa për PS-PD thonë se kanë hall pushtetin.

Myslim Murrizi:

Prej dy orësh aty u diskutua 20 minuta. U ka ngecur sharra në gozhdë të dy palëve. Damiani është bërë pishman që kaloi në 30 korrik. Listat e hapura dhe propozimi i kandidatëve janë të sanksionuara në kushtetutë dhe nuk ndryshohen nga ky këshill. Prandaj ika. Po zihen për një letër për ta firmosur për t'iu drejtuar ODIHR. Përfaqësuesi i OSBE tha se letra duhet të shkojë te përfaqësuesi në Poloni. Nëse sebeqi që këta kërkojnë të zihen me njëri-tjetërin, se a është mirë si thotë Damiani e a është mirë si thotë Oerdi, nuk e meritojnë shqipatrët të merren peng nga këta. Kërkesa e tyre është show. Hallet i kemi të veçanta, Gjiknuri ka hall pushtetin dhe Bylykbashi ka pushtetin, unë kam hall të çoj në fund një nismë që mijëra qytetarë të kenë të drejtë zgjedhjeje. Shqiptarët kanë voituar nga '45-sa e tutje, për të zgjdhur kanë zgjedhur deri në 2008-ën. Nuk kam qejf të bëj asnjë koalicon me ta. Ka rëndësi që shqiptarët të zgjedhin atë që duan.

A jeni dakord me kërkesën e opozitës që të kërkohet asistenca e OSBE/ODIHR? 

Murrizi: Tu drejtohen edhe Kinës, meqe është dhe festë kombëtare. Kujt të duan ata, Bashkimit Sovjetik, Kinës, Indisë, jo më OSBE-ODIHR. Asnjë propozim i PS nuk rrëzon Kushtetutën. Vetë PS ka 74 vota. Unë nuk besoj që do bëhet kod zgjedhor me klering me shitblerje votash.