Politikë

Na ngrihet dhe thotë se do vijnë Toyotat me 5 milionë euro! Berisha thirrje Bashës për ta sqaruar aferën ‘Toyota Yaris’

Na ngrihet dhe thotë se do vijnë Toyotat me 5 milionë euro!

Akuza të rënda ka dërguar këtë të martë ish-kryeministri Sali Berisha në drejtim të kreut të PD-së, të cilit i ka bërë thirrje të dalë para popullit dhe të sqarojë aferën e makinave “Toyota Yaris”, në të cilat u gjendën disa milliona euro.

Me një ton habitor, Berisha tha se Basha u ngrit në Kuvend dhe tha se në vendin tonë do të futeshin të hollat me anë të makinave të mësipërme. Kurse kur e kishte pyetur se nga e dinte që automjetet me para do të vinin në Shqipëri, Berisha tha se pasardhësi i tij në krye të PD-së u përgjigj se ia kishin treguar këtë informacion.

“Peng Basha, nëse Edi Rama apo cilido thotë një gjë që qëndron Sali Berisha nuk e mohon kurrë. Është e vërtetë që Rama të ka përmendur ty Toyotën Yaris. Por është e vërtetë që ai e mban peng Bashën me Toyota Yaris. Prandaj peng Basha dil dhe sqaro aferën e Toyotës.

Na ngrihet një ditë në parlament dhe thotë se do vijnë Toyotat me 5 milionë euro. I thashë ti nga e di ktë, ma treguan tha. E cuditshmja është se euRot erdhën por nuk u kthyen. Më tha se ndiqeshin me GPS. Çudi i them unë, shumë cudi kjo punë. Tani eurot nuk u kthyen mbrapsht por erdhën direct në Durrës, 1 milionë e gjysmë më pak. Kanë ardhur disa herë hetuesit belgë dhe fshihet se nuk do t’i takojë se hetohet”, tha Berisha nga foltorja e Matit.

Tiranapost.al