Politikë

Nano adreson Kongresin e PS: Askush tjetër nuk mund të realizojë reformat e mëdha për Shqipërinë

Nano adreson Kongresin e PS: Askush tjetër nuk mund të realizojë

Ish-kryeministri dhe ish-kryetari i PS, Fatos Nano ka adresuar Kongresin e këtij subjekti politik, duke shprehur bindjen se vetëm kjo parti mund të realizojë reformat e mëdha që i duhen vendit.

“Ky është një përvjetor që na bën të gjithëve krenarë. Në tri dekade ne kemi ditur dhe kemi mundur të ruajmë traditat më të mira, të përtërimë vetveten dhe të ndryshojmë Shqipërinë duke u përballur me sfidat dhe duke ecur me hapin e kohës. Pranda sot jemi e vetmja forcë politike në Shqipëri që mendon globalisht dhe vepron lokalisht. Me solidaritet ne ditëm të formojmë lidershipe të reja, “Përshëndetje Edi”, ta kalojmë stafetën nga etërit te bijtë duke mbajtur të gjallë një forcë shumë brezash e cila po e europianizon Shqipërinë me energjinë e rinisë dhe pjekurinë e veteranëve. Edhe ne jemi infektuar nga epidemitë e tranzicionit ama kemi ditur t’i përballojmë më mirë se kushdo. Sprova jonë e vitalitetit dhe e sfidës ndaj kohës është fitorja e mandatit të tretë rresht qeverisës, një frymëmarrjes përtëritëse për Shqipërinë dhe gjithë shqiptarët. Jam gëzuar si asnjëherë më parë për këtë arritje të jashtëzakonshme dhe u uroj të gjithëve suksese të mëtejshme. Le të vazhdojmë reformar për sundimin e ligjit, integrimin europian dhe zhvillimin ekonomik. Askush tjetër nuk mund ta përmbushë këtë mision. Unë kam besimin e plotë se me Edi Ramën dhe besimin tek Zoti do ja arrini këtij objektivi.”- ka thënë mes të tjerash Nano.

Tiranapost.al