NATO dhe BE thirrje Kosovës: Shtensiononi situatën, mos ndërmerrni hapa të njëanshëm
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, dhe shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, i bënë thirrje Kosovës që të shtensionojë situatën dhe të mos ndërmarrë hapa të njëanshëm dhe destabilizues.
Përmes një postimi në Twitter, Stoltenberg, tha se kishte biseduar me Joseph Borrell, lidhur me situatën në Kosovë, pas rritjes së tensioneve në veriun e banuar me shumicë serbe.
“Bisedova me përfaqësuesin e lartë, Josep Borrell, lidhur me Kosovën. Prishtina dhe Beogradi duhet të angazhohen tani në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, si rruga e vetme drejt paqes dhe normalizimit. Prishtina duhet të shtensionojë situatën dhe mos të ndërmarrë hapa të njëanshëm, hapa destabilizues. Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR do të vazhdojë të ofrojë mjedis të sigurt”, u shpreh ai.