Politikë

Ndryshimet kushtetuese/ Reagon Rama pas presidencës: Shoh agjitim, sharjet e provokimet rrezikojnë marrëveshjen

Ndryshimet kushtetuese/ Reagon Rama pas presidencës: Shoh agjitim, sharjet

Kryeministri Rama ka reaguar lidhur me miratimin e ndryshimeve kushtetuese për hapjen e listave dhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore. Rama shkruan se me opozitën jashtëparlamentare ka një marrëveshje që do të zbatohet pikë për pikë, por edhe mund të prishet nga sharjet e provokimet. Ndërsa i përgjigjet edhe presidencës kur thotë se Kuvendi është sovran që fund e vendos vetë, dhe se listat e hapura janë mundësi për qytetarët që të zgjedhin. Përmend faktin se koalicionet parazgjedhore nuk do preken.

’As Jashtëparlamentarja, as Presidencialja s'duhet tê merakosen për fatin e koalicioneve parazgjedhore, sepse askush nuk do t'i ndalojë të vazhdojnë ta ndajnë ombrellën e opozitës së bashkuar edhe në zgjedhje! Taksirat ta ndjekin parlamentin që e duan s'e duan është vendimmarrësi’, shkruan Rama në fund.

Reagimin e plotë e gjeni si më poshtë:

Shoh agjitim në radhët e opozitēs jashtëparlametare dhe asaj presidenciale për hapin e hedhur sot në Kuvend drejt hapjes së listave! Jashtëparlamentares i kujtoj se kemi një marrëveshje e do ta zbatojmë në çdo pikë, po kjo s'do të thotë që sharjet e provokimet nuk e rrezikojnë..

Presidenciales i kujtoj se Kuvendi është sovran, i dëgjon të gjithë po vendos vetë! Dhe hapja e listave për t'i dhënë mundësi edhe qytetarëve e jo vetëm kryetarëve të zgjedhin deputetë, si dhe garantimi i përfaqësimit të grave në kushtet kur listat hapen, i bëjnë mirë vendit...

As Jashtëparlamentarja, as Presidencialja s'duhet tê merakosen për fatin e koalicioneve parazgjedhore, sepse askush nuk do t'i ndalojë të vazhdojnë ta ndajnë ombrellën e opozitës së bashkuar edhe në zgjedhje! Taksirat ta ndjekin parlamentin që e duan s'e duan është vendimmarrësi!

Ndryshimet kushtetuese/ Reagon Rama pas presidencës: Shoh agjitim, sharjet