Shoqëria e Ramës në Kiev ndez rrjetin me kritika! Nga prania e Baton Haxhiut e Ben Blushit tek kostumet e Spiropalit

Vizita në Kiev e Edi Ramës dhe Dritan Abazovic, të paktën në Shqipëri, Tiranë po merr disa kritika.
Suzana Starikov një profil atipik në Twitter që herë pas here poston lajme, dhe titujt provokues, këtë herë shkruan mbi një foto të analistit Baton Haxhiu në Kiev, e postuar nga i biri i tij.
Suzana Starikov shtron pyetjen: Në çfarë cilësie zyrtare është Baton Haxhiu që shoqëron kryeministrin Edi Rama në Kiev? Si gazetar?
Ndërkaq në Tiranë ka patur jo pak reagime për këtë vizitë të kryeministrit dhe përzgjedhjen e shoqëruesve të tij, në kryeqytetin e luftës Kiev ku mungojnë kamerat dhe gazetarët e terrenit si në raste të tjera.
Udhëtimi nga Tirana është bërë me Charter. Ndërsa drejt Kievit është udhëtuar me tren. Sot në mëngjes kryeministri bashkë me homologun e tij të Malit të Zi u takuan me Zelenksy-n.
Ramën e shoqëron ministrja Elisa Spiropali, e cila u kritikua që ndërroi disa kostume.
Ben Blushi është gjjthashtu në Kiev, duke shoqëruar kryeministrin Edi Rama, edhe pse aktualisht nuk drejton asnjë media.