Politikë

Në Komisionin Hetimor për 25 Prillin mund të thirren edhe patronazhistë, Toni Gogu: Jemi të gatshëm për këdo që kanë interes të dëgjojnë shqiptarët

Në Komisionin Hetimor për 25 Prillin mund të thirren edhe

Zëvendëskryetari i Komisionit Hetimor të Zgjedhjeve të 25 prillit, Toni Gogu, ka siguruar këtë të enjte se do të dëgjohen të gjithë personat që janë thirrur për të dëshmuar, madje mund të thirren edhe patronazhistët.

Nga “Frontline”, socialisti tha se dëgjimi i dëshmitarëve nga Komisioni Hetimor do të kryhet për të parë nëse patronazhistët kanë rrjedhur informacion, pas pretendimeve se të dhëna kanë dalë nga regjistrat e institucioneve shtetërore.

Komisioni duhet të hetojë se çfarë ka bërë gjendja civile, autoriteti kombëtar, Komisioneri Publik, shtoi Gogu.

“Komisioni voton me vendim të ndërmjetëm se kë do të thërrasë dëshmitar. Kryeministri Rama do të thirret si dëshmitar psh se ça ka parë për legalizimet, për shërbimet. Në momentin kur komisioni bie në dijeni të personave që kanë mbrojtur votën, ku ka më mirë që të shkohet në burim. Që këto informacione të vihen në veprim.

Ne e kemi detyrim ligjor kur marrim këtë informacion, që të thërrasim si dëshmitar dikë. Zoti Bardhi tha në seancën e kaluar që; ‘jam i gatshëm që të vijë si dëshmitar’ është detyrim ligjor që ta thërrasim. E njëjta gjë edhe me 2 kolegë të PD, të cilët kanë treguar dhe kanë pohuar se kanë informacion për disa fakte. Këto janë strategji që janë përdorur nga kolegët e pakicës për të krijuar një lloj drame, një retorikë, që me demek ‘nuk po përpiqen dhe ne duam t’i kërcënojmë’.

I gjithë shteti është ngritur në këmbë për t’iu përgjigjur komisionit hetimor. Që në mbledhjen e parë kur kishin kaluar 5 ditë, kishin mbërritur informacionet dhe nuk kishte skaduar afati. Ndërkohë që kryetari kërcënonte. Ne kishim fakte që ajo ishte strategji dhe metodologji kërcënimi, vetëm për të keqinformuar publikun shqiptar. Ju po shihni fare mirë. S’mundet të dëgjojmë kërcënime për kallëzime, ndërkohë që shterojnë afatet ligjore.

Ne do shohim se pretendimi i PD është; që regjistrat kanë rrjedhur informacion. Detyra jonë është që; a kanë rrjedhur këto informacione te patronazhistët? Duhet të dëgjojmë ata të cilët kemi thirrur për të dëshmuar.

Mund të thërrasim dhe patronazhistë për të dëgjuar. Ne jemi të gatshëm që të thërrasim këdo, i detyrohemi shqiptarëve. Patronazhistët e PS janë nga punonjësit më të mirë vullnetarë që kemi në këtë vend.

Ne s’mund të qëndrojmë si parlamentar që të themi; ka ndodhur. Por duhet të hetojmë se çfarë ka bërë gjendja civile, apo autoriteti kombëtar, apo Komisioneri Publik. Ne këtë do të hetojmë. Do kërkojmë dhe ndihmën e strukturës së mbrojtjes së votës. Shumica ka vendosur në mirëbesim. Ka marrë një plan të mirëbesuar nga kryetari. Shumica ka vazhduar mbledhjen dhe nuk humbi asnjë sekondë kohë. Nëse ka një element që zoti Alibeaj ka propozuar dhe nuk është, atëherë ma gjeni. Dy prokurorët do të zbulonin apo do ta zbulojnë këta. Do flasin prokurorit se si a dhënë lekët zoti Rama për qytetarët kundër votës?! I kanë parë këta prokurorë këto gjëra! Ata kanë detyrë që të hetojnë”, tha Gogu midis të tjerash.

Tiranapost.al