Politikë

Në listën fituese të Këshillit Kombëtar të PD lihen jashtë disa kritikë nga Edit Harxhi tek Arben Ristani. Ja lista e plotë

Në listën fituese të Këshillit Kombëtar të PD

Partia Demokratke ka publikuar listën me 300 anëtarët të cilët do të jenë në Këshillin Kombëtar të kësaj partie në 4 vitet e ardhshme.

Por ajo që vihet re në listën e gjatë, është mungesa e emrave kryesisht kritikë të Lulzim Bashës, mes tyre ish sekretari i Përgjithshëm Arben Ristani apo Edit Harxhi, e cila kandidoi për kryetare e PD. Edhe Erald Kapri i cili u shfaq pranë Agron Shehajt, u la jashtë! Shehaj dje nuk pranoi të mbante fjalim.

Në listën fituese të Këshillit Kombëtar të PD

Në listën fituese të Këshillit Kombëtar të PD

Në listën fituese të Këshillit Kombëtar të PD

(Lista vijon në dokumentin më poshtë)

300 anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar të PD u zgjodhën nga 5339 delegatë të Kuvendit të PD në një proces që u zhvillua dje në Pallatin e Kongreseve. Këshilli i ri Kombëtar do të jetë ai që do të zgjedhë ekipin e ngushtë të Bashës, që me gjasë nuk do të ketë ndonjë kritik të tij.

Kritikët e tjerë të Bashës, Bujar Nishani, Agron Shehaj dhe Fatbardh Kadilli kalojnë 'ex officio' anëtarë të Këshillit Kombëtar, si anëtarë Kryesie apo si deputet.

Dokumenti i plotë me listat e emrave.

*Tiranapost.al.

Dokumenta bashkëngjitur