Lajme nga Bota

Në mbështetje të vendeve në zhvillim! Moderna zotohet t’i ofrojë programit COVAX 500 milion vaksina

Në mbështetje të vendeve në zhvillim! Moderna zotohet

Programi COVAX i BE ka eksportuar 77 milion doza vaksinash anti-COVID në 33 shtete, duke e bërë BE-në, eksportuesin nr.1 të vaksinave në botë.

Kompania amerikane e vaksinave “Moderna” është zotuar që do të furnizojë projektin COVAX me 500 milion doza anti-COVID, duke filluar nga fundi i këtij viti. Lajmi vjen së bashku me zotimin e qeverisë suedeze për të dhuruar 1 milion doza.

Sipas marrëveshjes, Moderna do të ofrojë këto vaksina për vendet në zhvillim dhe të varfëra që nuk kanë kapacitete financiare dhe diplomatike për të importuar vaksina të vetme. Për pasojë, vaksinat do të jepen me çmim preferencial dhe në rast se programi zhvillohet ashtu si duhet, në vitin 2022, kontrata do të rinovohet edhe për 466 milion doza të tjera.

“Ne e dimë se shumë shtete kanë akses të limituar në vaksinat e COVID-19. Ne mbështesim misionin e COVAX-it për të garantuar akses, barazi dhe mundësi vaksinimi për të gjitha vendet”- shkuan Presidenti i Moderna-s, Stephane Bancel në një deklaratë të publikuar ditën e sotme.

Kujtojmë se një javë më parë, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka certifikuar Moderna-n, si të sigurt për t’u përdorur për emergjenca. Veçanërisht urgjente është nevoja e Indisë për vaksina, teksa një valë e katërt ka goditur këtë shtet tejet të populluar. Më tej prioritet do të ketë furnizimi i shteteve të Afrikës me këto vaksina.

Tiranapost.al