Politikë

Në mbyllje të mandatit, ambasadori italian jep një mesazh pesimist për politikën

Në mbyllje të mandatit, ambasadori italian jep një mesazh

Fabrizio Bucci, ka dhënë një mesazh pessimist për politikën në Shqipëri në mbyllje të mandatit të tij si ambasador i Italisë në Tiranë.

“Situata politike në Shqipëri vazhdon të jetë konfliktuale. Do të kemi zgjedhjet për pak muaj dhe uroj që kjo të jetë një fushatë elektorale e bazuar në fakte, sepse besoj se zgjedhësit shqiptarë duhet të kuptojnë cilat janë programet e partive dhe çfarë do të bëjnë ato për të përmirësuar jetën e qytetarëve. Zgjedhësit do të gjykojnë programet, dhe duhet të kuptojnë se çfarë do të bëjë politika këtu”, tha Bucci në një event në Gjirokastër ku u vlerësua me titullin “Qytetar Nderi”, për kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

Bucci do të emërohet si Ambasador i Italisë në Gjermani, duke vazhduar karrierën e tij diplomatike.