Politikë

Në nëntor mbledhja e përbashkët Shqipëri-Kosovë, tre projektet strategjike

Në nëntor mbledhja e

Në muajin nëntor, do të mbahet një mbledhje e përbashkët në Shkodër mes dy qeverive, asaj shqiptare dhe të Kosovës dhe më pas do mbahet një kongres, ndonëse data nuk është caktuar ende. Kjo është vendosur në takimin sot mes Edi Ramës dhe Avdullah Hotit, kryeministrit të Kosovës i cili ndodhet në Tiranë. 

Në Konferencë për shtyp, Rama tha:

"Jemi dakorëdësuar për të përcaktuar një afat të ri për mbajtjen e mbledhjes së Shkodrës mes dy qeverive, me shpresën që situata jo e lehtë lidhur me COVID të na e mundësojë në gjysmën e dytë të shtatorit. Jemi dakordësuar edhe për një tjetër event të rëndësishëm që do të zhvillohet për herë të parë mes nesh, me shpresë se situata do të na e mundësojë në nëntor, ku dy qeveritë të sponsorizojnë kongresin e parë të autoriteteve vendore, që dëshirojmë të kthehet në një kongres tradicional, ku kryetarët e bashkive dhe komunave, sikur quhen në Kosovë, të ndajnë praktikat e mira, sfidat e përbashkëta në adresimin e problemeve komuniktare dhe potencialin e nismave të përbashkëta".

Ndërsa kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti përmendi tre projektet strategjike Kosovë- Shqipëri, për pikën doganore në Durrës, HEC-in për të furnizuar Kosovën dhe një linjë të përbahskët hekurudhore, projekte për të cilat Hoti tha se duhet gjetur zbatim. 

-Porti i Durrësit ku unë kam punuar me ish ministrin e Financave që ta kemi një pikë doganore ku mallrat të huajnë në Kosove.

-Në fushën e energjisë duhet të kujdesemi që ta zgjidhim afat gjatë këtë, duke konsideruar ndërtimin e një HEC në territorin e Shqipërisë për të furnizuar me energji Kosovë.

-Lidhja e dy kryeqyteteve tona me hekurudhë. Është një projekt i hershëm, por ka ardhur koha të zbatohet. Në vjeshtë të këtij viti mund të gjenden fondet konkrete për të realizuar këtë projekt.