Politikë

Ne nuk i kemi komentuar problemet në LSI! Ina Zhupa thirrje Metës: Presidenti mos komentojë problemet e brendshme të PD-së

Ne nuk i kemi komentuar problemet në LSI! Ina Zhupa thirrje Metës:

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa I ka bërë thirrje këtë të hënë Presidentit Ilir Meta mos komentojë problemet e brendshme të PD-së, pasi sipas saj, përfaqësuesit demokratë nuk kan komentuar problemet e brendshme të LSI-së.

Nga emisioni ‘Kontrast’, Zhupa tha se kur ka çdekretuar daten 30 qershor, Meta ka lexuar më pas argumente juridike dhe konventa mbi të drejtën e zgjedhjes dhe moslejimin e zgjedhjeve fasadë, për arsyet pse ai po e bënte këtë.

Më tej, demokratja tha se tani që iu kthye kundër kreut të PD-së, Lulzim Bashës, sepse I është ngacmuar egoja e tij.

“Zoti Meta kur ka çdekretuar daten 30 qershor ka lexuar edhe më mbrapa katër faqe argumente juridike dhe konventa mbi të drejtën e zgjedhjes dhe moslejimin e zgjedhjeve fasadë, për arsyet pse ai po e bënte këtë. Dhe e ka mbrojtur edhe në Gjykatë Kushtetuese pse vendimi i tij ishte kushtetues. Dhe zoti Meta sot nuk është dakord me zotin Meta dje dhe thotë e bëra se më tha Lulzim Basha. Cilit t’i besojmë? Atij që sot i është ngacmuar nga egoja e tij?

Partia Demokratike po i bën opozitë Edi Ramës, por jo me të gjitha bateritë e saj. Sepse një pjesë të baterive tona opozitare ne po iI çojmë në drejtim të një lufte të brendshme partiake. Nga ana tjetër Presidenti nuk ka pse komenton problemet e brendshme të Partisë Demokratike për aq kohë sa edhe ne nuk i kemi komentuar problemet në LSI.

Foltorja po I jep kosto PD-së dhe po na harxhon energji të brendshme dhe po ngarkojmë energji negative. Por kjo nuk është një zgjedhje e zotit Basha. Pikërisht për ta zhbërë këtë, pavarësisht se ekzistonin apo jo firmat për Kuvendin Kombëtar, në zgjodhëm të mblidheshim në Kryesi. Dhe me qëllim për të dalë të bashkuar propozoi një Kuvend kombëtar ku delegatët mund të diskutojnë për problemet brenda PD”, the demokratja.

Tiranapost.al