Politikë

'Në shtator nisim fushatën'. Basha i bindur për fitore

'Në shtator nisim fushatën'. Basha i bindur për fitore

Këshilli Kombëtar i PD i ka dhënë ok anëtarëve të propozuar për në Komisionin e Vlerësimit të kandidatëve të PD-së për deputetë në zgjedhjet e ardhshme.

Komisioni përbëhet nga:

Bujar Nishani, Kryetar i Këshillit Kombëtar, ish President i Republikës, ish minister

Besnik Mustafaj, ish Ministër i Jashtëm, themelues i PD

Genc Ruli, ish ministër, themelues i PD

Enriketa Papa, pedagoge dhe historiane, studiuese e krimeve të komunizmit

Mark Marku, pedagog, ish deputet

Në mbledhjen e Këshillit, kreu i PD-së Lulzim Basha ka thënë: Përmes ketij procesi, ne kemi të identifikuar jo vetëm ata që do të përzgjidhen për kandidatë për deputetë, por edhe drejtues të qeverisjes vendore, këshillave bashkiakë dhe qeverisjes qendrore. Më të mirët e më të mirëve për të sjellë ndryshimin që presin shqiptarët, zhvillim dhe punësim.

Komisioni i Vlerësimit të kandidatëve do të shprehet në shtator, kohë në të cilën Basha njoftoi se do të nisë fushata elektorale ku shprehet i bindur në fitore.

“Në shtator nisim fushatën elektorale, e cila do të mbyllet me fitorën e zgjedhjeve dhe hapjen e nje kapitulli te qeverisjes për qytetarët dhe me qytetarët”.