Politikë

Negociatat për Zgjedhoren në rezidencën amerikane/ Palët bëjnë pushim për t’u konsultuar me liderët

Negociatat për Zgjedhoren në rezidencën amerikane/ Palët

Negociatat për Reformën Zgjedhore, ashtu si një ditë më parë, u zhvendosën edhe sot brenda rezidencës së Ambasadës Amerikane.

Edhe sot ambasadorët Yuri Kim, Luigi Soreca dhe Duncan Norman do të ulen bashkë me politikanët shqiptarë në tryezë, për t’i nxitur për një marrëveshje.

Përfaqësuesi i PS-së në tryezën e Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri është larguar nga tryeza e reformës. Ndërsa pas tij nga mbledhja është larguar edhe opozita. Përfaqësuesit e PD-LSI-së, por edhe Rudina Hajdari kanë dalë nga takimi.

Mbledhja është ndërprerë pasi palët pritet që të konsultohen me liderët e partive për lëshimet që duhet të bëjnë.

Kujtojmë se një ditë më parë ambasadorët thanë se kanë bërë progres, por pa specifikuar pika të veçanta të negociatave, ndërsa edhe ditën e sotme kanë paralajmëruar se do të mbajnë një deklaratë për mediat.

Dy pikat më të nxehta janë:  identifikimi biometrik dhe depolitizimi i administratës zgjedhore. Për të parë, palët duket se kanë rënë dakord për ta shtrirë në të gjithë vendin.

Lexo më shumë: