Politikë

Nëse do jem unë në qeveri, ja 5 pikat kryesore për përballimin e pandemisë

Nëse do jem unë në qeveri, ja 5 pikat kryesore për

Kreu i PD-së Lulzim Basha thotë se qeveria nuk ka menaxhuar situatën e pandemisë së koronavirusit. Ai prezantoi sot pesë pika të planit nëse do të ishte në drejtimin e qeverisë, si masa për 6 mujorin e ardhshë, duke nisur nga sistemi shëndetësor tek mbështetja për qytetarët në nevojë dhe bizneset. Basha tha se duhen përgatitje për një fazë virusi më të ashpër se para. 

5 hapat kundër krizës nëse do PD në drejtim:

Nëse do jem unë në qeveri, ja 5 pikat kryesore për

1-Mbështetje dhe përgatitje e sistemit shëndetësor.

 Përgatitja për një shpërthim tjetër të infeksionit të COVID-19, duke:
Rritur numrin e testimeve për COVID në 2500 testime në ditë.
Rimbursim i plotë për marrjen e mjekimit ambulator kundër COVID.
Sigurimin e pajisjeve mbrojtëse për të gjithë personelin shëndetësor dhe rritjen e kapaciteteve spitalore.
Bonus 1000 Euro për çdo mjek dhe 500 euro për çdo infermier për 6 muajt e ardhshëm.

2-Fëmijët të arsimohen të sigurtë:

Të garantojmë që fëmijët dhe mësuesit në shkollë të jenë të sigurtë, duke: Përmirësuar kushtet sanitare në shkolla duke përfshirë furnizimin me ujë, pajisjen me maska mbrojtëse dhe dezinfektimin e rregullt të ambienteve mësimore.
Kryer testimin periodik për mësuesit dhe stafin ndihmës.
Investuar në teknologji për rastet kur mund të aplikohet mësimi në distancë, përfshirë ndihmën për familjet me të ardhura të ulta për të blerë tableta për fëmijët e tyre, në mënyrë që edhe ata të përfitojnë nga mësimi në distancë.

3-Asnjë shqiptar të mos lihet pas dore

Rimbursim për marrjen e mjekimit kundër Covid. Krijimi i një fondi punësimi për të mbështetur bizneset, të vogla të mësme të mëdha duke u alokuar punëdhënësve një shumë mujore prej 20 mijë lekë të reja për 6 muaj. Dyfishim të ndihmës ekonomike për të gjitha familjet në nevojë 6 mujorin e ardhshëm gjendja është katastrofale. Një çek prej 2 mijë lekë në muaj për çdo pensionist që janë dhe shtresa më vulnerabël.

4-Është biznesi i vogël, shtylla kurrizore e biznesit, e goditura më masivisht. Për të gjihta bizneset e vogla aktive një mbështetje me një çek prej 1000 eurosh për çdo biznes të voglë aktiv.

5-Për bizneset prodhues dhe punëdhënës të mëdhenj.

Për 6 muajt e ardhshëm, subvencionim i 50% të qirasë për ambjentet e punës ose heqje e taksës së pronës për bizneset pronare të ambjenteve të punës.

Shtrirja në kohë dhe rikonceptimi i kritereve të përfitimit nga të dy skemat e garancisë sovrane, për ta bërë më të aksesueshme dhe të përballueshme kredimarrjen nga biznesi. Përcaktimi i një tavani prej 2% të normës së interesit për biznesin, duke subvencionuar çdo përqindje mbi këtë vlerë në kredimarrjen për investime dhe shpenzime operative.

Basha bëri bilancin: 

52 mln euro në muaj, efekti total 312 mln euro për 6 muajt e ardhëm duke filluar nga tetori. Kjo përbën 2.45 të gdp-së. Nuk na çon në vendet me paketën më ambicioze në rajon, por na nxjerr nga niveli afrikan i shpenzimeve. 0.86 % janë shpenzimet nga qeveria deri tani për  Covid. Të anulohen tenderat korruptivë.