Politikë

Nesër nuk ka Kuvend, cila është puna e deputetëve këto ditë

Nesër nuk ka Kuvend, cila është puna e deputetëve këto

Kuvendi i Shqipërisë ka anuluar seancën që do të mbahej nesër, si një nga masat e marra për ndalimin e përhapjes së koronavirusit. Ndërkohë që deputetët do të vijojnë angazhimin e tyre në komisione.

Këtë njoftim e ka bërë kreu i grupit parlamentar i PS Taulant Balla, në një postim në Facebook:

“Deputetët do të vijojnë angazhimin e tyre në komisione dhe në ndjekjen e situatës, duke respektuar masat e rrepta të përcaktuara nga MSH. Frikë jo, kujdes po! Masat shtrënguese do të vijojnë sipas planit dhe kontributi i çdo qytetari është esencial për përballimin me sa më pak pasoja të armikut të padukshëm që kërcënon shëndetin tonë e të njerëzve më të dashur rreth nesh”.